Lionel Messi e kishte refuzuar shansin të luante nën Mourinhon te Interi

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e kishte refuzuar mundësinë që t’i bashkohej Interit në vitin 2008. Kështu ka thënë ish-drejtori teknik i klubit, Marco Branca.

Argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm për Blaugranët, ka edhe një vit kontratë me katalunasit, ashtu që në muajt e fundit është spekuluar për një transferim të mundshëm në Giuseppe Meazza.

Branca ka treguar se Nerazzurrët ishin përpjekur ta transferonin Messin para 12 viteve dhe i kishin bërë ofertë shumë më të mirë se ajo që kishte te Barca, mirëpo ai refuzoi të largohej.

Lionel Messi, fotomontazh me fanellën e Interit

“Ne bëmë ofertë për të, mirëpo Messi refuzoi që të qëndronte te Barcelona”, ka deklaruar ai për TMË Radio, transmeton Marca.

“Ai ishte shumë falënderues për Barcelonën dhe aspekti ekonomik jo gjithmonë vjen i pari. Jo gjithçka ka të bëjë me paratë”, ka shtuar Branca.

Oferta e Interit kishte ndodhur në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner i klubit (2008-2010), kur ndodhi e tripleta e famshme e klubit italian.

Messi depërtoi në skuadrën e Barcelonës si 17 vjeçar nën drejtimin e Frank Rijkaard (në sezonin 2004/2005) dhe që atëherë i ka fituar 34 tituj të mëdhenj, në mesin e tyre, 10 La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.

Në aspektin individual, e ka fituar gjashtë herë Topin e Artë duke i shënuar 627 gola në 718 ndeshje për gjigantin spanjoll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu