Lionel Messi e Thomas Muller të pa konkurrencë deri më tani , argjentinasi ka shansin ta marrë kreun

Lionel Messi dhe Thomas Muller kanë kaluar nëpër një formë tejet të mirë në këtë edicion. Anëtari i Barcelonës dhe ai i Bayern Munichut kanë dhuruar nga dhjetë asistime në La Liga, respektivisht Bundesliga vetëm në vitin 2020.

Argjentinasi dhe gjermani ndajnë pozitën e parë, mirëpo i pari ka mundësi që të jetë i vetëm në krye.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka edhe gjashtë xhiro për të marrë primatin e asistuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane.

Në total në këtë sezon, 33-vjeçari ka bërë 16 asistime, ndërsa Muller është lider me 21 sosh.

Messi mund të ketë shansin që të kalojë gjermanin, pasi sezoni në Bundesliga për Bavarezët përfundoi sot (e shtune).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu