Lippi këshillon Juventusin: Luis Alberto më i mirë se Pogba

Ish- trajneri i Juventusit, Marcello Lippi ka këshilluar drejtues te Zonjës së Vjetër se ata duhet të lëvizin për mesfushorin e Lazios, Luis Alberto.

Alberto është duke befasuar të gjithë me nivelin e treguar në sezonet e fundit me Lazion duke u cilësuar si njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A.

Mesfushori me tipare sulmuese i Lazios vlerësohet lartë edhe nga trajneri legjendar italian, Lippi, i cili e ka këshilluar Juventusin ta transferojë.

Sipas fituesit të Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ylli spanjoll duhet të transferohet para mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

“Unë do të zgjedh Luis Alberton, ai ka cilësi të shkëlqyeshme”, u përgjigj Lippi kur u pyet se cilin do ta preferonte.

Ndryshe, Alberto, 27 vjeç, ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime deri më tani këtë sezon për Lazio në Serie A.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu