Lirohet shqiptari nga Maqedonia, u dënua padrejtësisht në Itali, kërkon 300 mijë euro

U arrestua në shkurt të vitit 2016, me akuzën e rëndë që jo vetëm ishte një simpatizant i ISIS, por edhe një bashkëpunëtor i tyre, që rekrutonte njerëz për të luftuar në Lindjen e Mesme.

Tre vite pas, Gjykata e Lartë italiane vendosi të kundërtën, dhe liroi Ajhan Veapin, muratorin 41-vjeçar lindur në Gjermani por me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Banonte në Azzano Decimo, një qytezë afër Pordenonës, në veri të Italisë, kur muratori u arrestua duke u dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Veapi ishte përgjegjësi i qendrës islamike në Pordenone, dhe për prokurorinë italiane ishte krahu i djathtë i imamit boshnjak Bilal Bosnic, i dënuar edhe ai për bashkëpunim me ekstremistët e Shtetit Islamik.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Veapi nuk kishte patur asnjë kontakt me imamin për sa i përket rekrutimit, por vetëm për pjesën fetare.

Veapi ka kaluar 3 vite në regjimin e izolimi total, siç ndodh për terroristët e rrezikshmërisë së lartë. Tani ai me avokatin po fillojnë praktikat për dëmshpërblimin, dhe avokati i tij mendon se gjasat janë që të marrë 235 euro për çdo ditë në qeli, pra rreth 300 mijë euro.

Shumë para, por që ndoshta nuk do të kompensojnë kurrë siç duhet makthin e përjetuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu