Liverpooli të festojë titullin në Anfield

Derisa Liga Premier po planifikon të rikthehet të luajë 92 ndeshjet e mbetura, derisa Liverpooli ka marrë lajme fantastike.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, The Reds pritet që të festojë titullin e kampionit në stadiumin e tyre “Anfield Road”.

Ka shqetësime se tifozët mund të mos jenë të pranishëm në stadium për të festuar triumfin së bashku me lojtarët, shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në Evropë në këtë fillim vit.

Liverpooli ka më shumë se 30 vite që pret për të fituar titullin e ligës angleze, dhe tani është vetëm dy ndeshje larg.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp ka 25 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester City dhe festën e tyre mund të ndalonte vetëm një situatë e jashtëzakonshme nga ajo që kanë kaluar për këta tre muaj.

Tifozët nuk do të lejohen të futen në stadiume, mirëpo që Federata e Anglisë ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të ndihmojnë Liverpoolin që të festojë në rrugë me përkrahësit e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu