LLoga selam Mickovskit: ASH mbetet e shqiptareve

Pas mbledhjes së sotme të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët që u mbajtë në Shkup ku u inicua shkarkimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.

Kryetari Taravari nuk morri pjesë në këtë kuvend ndërsa pas kësaj mbledhje sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga i dërgoi të fala Mickovskit se Aleanca nuk shitet dhe e njejta mbetet e shqiptarëve.

Ndryshe kryetari i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickovski para disa javëve bindshëm i kërkonte gazetares që ta mbajnë të xhiruar pjesën ku ai thekson se pjesa që do mbetet nga ASH-ja do të jetë me VMRO-DPMNE, madje Mickovksi kishte shtuar se nëse Taravari mban premtimin për të cilin janë dakorduar ky do të ishte një vendim në të mirë të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu