Lojtarët e Barcelonës e humbin besimin në trajnerin Ernesto Valverde

Një pjesë e lojtarëve të Barcelonës ka nisur ta humbë besimin në trajnerin e tyre, Ernesto Valverde, pas fillimit tejet zhgënjyes në sezonin e ri, sipas burimeve të ESPN-së.

Humbja tronditëse 2:0 kundër Granadës të shtunën e konfirmoi fillimin më të keq të Barçës në La Liga në 25 vjetët e fundit.

Gjiganti katalonas i ka humbur dy nga pesë ndeshjet e para dhe i ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në tabelë.

Skuadra e Valverdes u rikthye në Barcelonë të shtunën menjëherë pas ndeshjes dhe do t’i rinisë stërvitjet të dielën.

Valverde e mori mbi supe përgjegjësinë për humbjen në një konferencë për media pas ndeshjes.

Sipas burimeve të ESPN-së, një pjesë e skuadrës së Barçës ndihet tejet e zhgënjyer me paraqitjet në udhëtim këtë sezon dhe ka nisur ta humbë besimin në trajnerin.

“Do të jetë vit i gjatë dhe i komplikuar. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra duhet të ndryshojnë për t’i kthyer gjërat për së mbari dhe për t’ua kthyer besimin tifozëve”, tha Luis Suarez pas ndeshjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu