Lotët për një hero të rënë: Ndarja prekëse e policëve me qenin ka prekur zemrat e të gjithëve

A është qeni miku më i mirë i njeriut? Me sa duket po dhe këto foto po bëjnë xhiron e botës, pasi oficerët e policisë ishin vënë në rresht për t’i dhënë lamtumirën përfundimtare “kolegut” të tyre.

Pajti, apo K9, ka shërbyer si qen policie që nga viti 2013 dhe tani vuan nga sëmundja e kancerit të kockave.

Ekipi i sherifëve të Arkansas, SHBA, është mbledhur ditën e djeshme për t’i dhënë një lamtumirë emocionale guximtarit Pajt.

Kur kanceri i tij nisi të përhapej me shpejtësi, sherifi John Staley mori vendimin e vështirë për të lënë K9 të lirë.

Staley u shpreh:

Dua të them se niveli i energjisë së tij nuk mund ta mposhtë atë, s’mund ta besoj që nuk do jetë më mes nesh.”Trajneri i K9, Brook Grabill, tha për stacionin televiziv “KTHV” se sëmundja e Pajtit po përparonte me shpejtësi dhe se veterineri kishte rekomanduar që qeni të eutanizohej*, sipas tij nuk kishte më shpresë.

Oficerët e agjencive përreth e shoqëruan Pajtin mes lotësh në një paradë nderimi në strehën ku ai do t’i nënshtrohej eutanazizë.

Një oficer tjetër shtoi:

Është sikur të humbasësh një partner. Po, këta njerëz kanë humbur një partner të rëndësishëm. Duhet të tregojmë respekt për qentë ashtu si për çdo koleg tjetër. Ata kanë një distinktiv dhe një ID si çdo pjesëtar tjetër i departamentit të policisë.”
Në fotot e shpërndara shihet i gjithë ekipi i Zyrës së Sherifit “Lonoke” që qëndron në vijë teksa përshëndesin ndarjen e fundit me Pajtin.

*Eutanazi/eutnizohej- praktikë e ndërprerjes së jetës qëllimisht për të ndërprerë vuajtjet dhe dhimbjet për të cilat nuk ka shërim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu