LSDM akuza VMRO-së: Ju e penguat hyrjen e Maqedonisë në BE

LSDM me me kumtesë reagon ndaj konferencës për shtyp të Aleksandar Nikolloskit nga VMRO DPMNE-së duke thënë se “Maqedonia është jashtë BE-së vetëm për shkak të VMRO DPMNE-së”.

“Për 11 vite VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski në politikat e tij kriminale e largonin shtetin nga eurointegrimet dhe e bënë Maqedoninë shtet të kabur”, thonë nga nga LSDM.

Sipas tyre, VMRO DPMNE-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski punon në kundër interesave të qytetarëve dhe ndalojnë anëtarësimin e plotë në BE.

Ata shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdimisht është në mision ta heqë Republikën e Maqedonisë nga statusi “vendi i tretë” që do të mundësojë treg të lirë dhe pa kufi për prodhuesit e çelikut dhe hekurit.

“Si vend kandidat që nga viti 2005, por edhe si vend që tashmë ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim asocim në vitin 2001, Maqedonia nuk paraqitet si vend i tretë para BE-së, përkundrazi, paraqet vend i ardhshëm anëtar në BE, ku do të ketë relacione të thella politike dhe ekonomike”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu