LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë filluar bisedimet për Ligjin për regjistrimin e popullsisë.
Në takimin e sotëm mes deputetit të VMRO-s, Ilija Dimovski me ministrin e shoqërisë informatike Damjan Mançevski dhe drejtorin e Entit shtetëror për statistika Apostol Simovski, përfaqësuesit e pushtetit thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë në propozim ligj, me qëllim që ai të miratohet deri në fillim të shtatorit.
Drejtori Simovski tha se një pjesë të vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së mund të përfshihen në ligj, ndërsa për pjesën tjetër do të takohen sërish pas dhjetë ditëve.
Regjistrimi i popullsisë planifikohet të mbahet nga 1 deri më 21 prill të vitit 2020.
Planifikohet të shfrytëzohet metodë e kombinuar gjatë regjistrimit, që nënkupton njëkohësisht implementim në terren përmes intervistës në katër sy dhe shfrytëzim të të dhënave nga bazat e të dhënave të cilat tashmë ekzistojnë në shtet.










