LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për incidentet. Opozita kërkon nga pushteti që ta publikojë Protokollin

Nga LSDM-ja akuzojnë se protestat e dhunshme, tensionet dhe siç thonë, përpjekja për incident të përgjakshëm, me qëllim që të shkaktohet konflikt ndëretnik, është skenari i VMRO-DPMNE-së. Thonë se regjisori kryesor është kryetari i partisë, Hristijan Mickoski ndërsa se koordinator kryesor i ndodhive është Dragan Kovaçki.

“Përgjegjësi për dhunën dhe skenarët e përgjakshme, duhet të mbajnë të gjithë të përfshirë. Çfarë është lidhja e dezertorit politik nga Armata, Dragan Kovaçki me këto ngjarje? A e ka koordinuar pikërisht Kovaçki grupin e ish pjesëtarëve të Armatës në këtë skenar të përgjakshëm? Thirren të gjitha institucionet kompetente të veprojnë shpejt dhe me përgjegjësi në lidhje me këto çështje.”– deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

Pushteti ta mos e fshehë Protokollin dhe ta publikojë menjëherë, kërkuan nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se ata nuk do të pranojnë futje të bullgarëve në Kushtetutë.

“E fshehin protokollin me të cilin po bullgarizohet Maqedonia, bullgarozohen heronjtë maqedonas dhe Bullgarisë i jepet mundësi që të thirret në dokument me të cilin ne vetë do të pajtohemi që të bullgarizohemi. Pushteti duhet ta dëgjojë forcën e argumenteve, të ndalet ta përdhunojë demokracinë në shtetin tonë dhe të ndalet ta polarizojë gjendjen për të cilën është i përgjegjshëm në mënyrë të drejtpërdrejt. VMRO-DPMNE mbetet në pozita të forta, ndryshimi i Kushtetutës-nuk vjen parasysh.”- pohoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Pushteti tashmë ia dorëzoi Kuvendit Informacionin për kornizën negociuese, për të cilin pret që deputetët të debatojnë dhe të sjellin konkluzione.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu