LSDM-ja mban mbledhje, Zaev: Nuk kërkojmë përgjegjësi nga Talat Xhaferi si kryetar parlamenti por pse dështoi votimi

Partia qeverisëse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), është mbledhur sonte në seli dhe bisedon për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni të Veriut, transmeton Portalb.mk.

Para fillimit të mbledhjes, lideri i kësaj partie Zoran Zaev tha se fillimisht do të shqyrtojnë raportet për kandidatin e përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut.

“Do të shqyrtojmë raportet nga terreni për kandidatin për president. Njëkohësisht do të konsultohen edhe sekretarët organizativ të partive të tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret.” tha Zaev.

Lideri i LSDM-së e konfirmoi takimin e nesërm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në të cilin gjithashtu do të bisedohet për kandidatin e mundshëm të përbashkët mes këtyre dy partive. Ai tha se pret të arrihet marrëveshje mes dy partive ndërsa takimi do të mbahet pas seancës së pyetjeve të deputetëve.

Sa i përket seancës e cila ishte tensionuese dhe nuk u votua për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Zaev tha se nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga Talat Xhaferi sepse ai është kryetar Kuvendi por kërkon përgjigje për dështimin e votimit.

“Të gjithë e panë se çfarë ndodhi por se do të dëshironte të dëgjojë edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Dua të dëgjoj edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi sepse ai është kryetar Kuvendi, por kërkoj përgjigje për dështimin e votimit në këtë seancë” tha Zaev.

Pritet që koodrinimi i LSDM-së të zgjatë deri në orët e vona të natës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu