LSDM mund të ndryshojë emrin e partisë

Kryeministri Zoran Zaev ka folur para fillimit të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së. Ai ka thënë se do të dikutohet edhe për ndryshimin e emrit të partisë me mundësitë që të quhet Aleanca Socialdemokrate ose Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kërkesës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai tha se kishte bërë analiza, hulumtime dhe konsultime me bashkësinë ndërkombëtare, por ai nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e Këshillit Ekzekutiv. Vendimi për “zgjedhjet do të jetë në interes të shtetit”, tha Zaev.

Për kandidatin konsensual, kryeministri tha se propozimi i tij është të hyjnë në konsultime me të gjitha partitë jo vetëm në koalicion por edhe në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu