LSDM në fund të muajit do të shpalosë emrin e kandidatit për president! Kovaçevski: BDI ka opsione

Në fund të këtij muaji LSDM do të shpalos emrin e kandidatit për president të vendit, përcjell TV21. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se kandidati do ta ketë mbështetjen e të gjithë partnerëve të koalicionit, ndërkaq për BDI-në, tha se ata kanë opsionet e tyre.

“Kjo është pyetje për të cilën duhet BDI të përgjigjet. BDI ka opsion ose që ta mbështes kandidatin për president që ne do ta propozojmë, ose të kandidojë me kandidatin e tyre për president, ky është vendim i partisë BDI”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu