LSDM i ka ofruar tre poste kandidatit të saj në komunën e Likovës, Hadi Osmani.
Mësohet se posti i parë që i është ofruar Osmanit është posti i drejtorit në një drejtori të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky është posti që me gjasë do ta pranojë Osmani. Atij po ashtu i është ofruar post në një sektor të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe në Ministrinë për Shoqëri Informatike.
Osmani është i njohur si person me lidhje të forta me kreun partiak të LSDM-së, duke filluar nga kryetari i partisë Zoran Zaev, nënkryetarin Muhamed Zeqiri, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. /albeu.com/










