LSDM: Për herë të parë ministri ynë i mbrojtjes u ul në tryezën e NATO-s, në mbledhje të Këshillit veriatlantik

LSDM nëpërmjet një njoftimi thotë se “për herë të parë, ministër i ynë i mbrojtjes u ul në tryezën e Aleancës. Ministrja Radmilla Sheqerisnka morri pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të Këshillit veriatlantik të NATO-s, krah për krahu me homologët e vendeve anëtare të Aleancës”.

Nga LSDM thonë se tashmë koha kur vendi fundosej në izolim dhe ndarje ka mbaruar.

“Qytetarët janë krenarë për suksesin historik, ne jemi NATO” thonë nga LSDM duke shtuar se në ndërkohë nisi edhe ratifikimi i protokollit për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në kuvendet e shteteve anëtare të NATO-s dhe se tashmë është ratifikuar në kuvendet e Greqisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut fiton vendin e saj të mëritur në NATO dhe bëhet vendi i 30-të i Aleancës, që do të thotë siguri, stabilitet, por edhe rritje ekonomike, më shumë investime dhe më shumë para për qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit të partisë maqedonase në pushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu