LSDM: Protesta e VMRO-DPMNE ishte dështim

Partia në pushtet, LSDM ka komentuar protestën e mbrëmshme të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Përmes një komunikate për media, nga LSDM thonë se protesta ishte dështim.

U pa edhe fuqia e protestës së prezantuar me aq shumë pompozitet që e organjzoi VMRO-DPMNE-ja. U pa se ka një prani të ulët të numrit të qytetarëve dhe organizim të dobët.

Në vend të protestës masive, siç paralajmëruan nga VMRO-DPMNE, bashkëpunëtorët dhe stafet partiake të Mickoskit erdhën para objektit të qeverisë me disa “simpatizantë” e shumë foto qarkulluan se sa keqpërdorime janë bërë nga transporti i organizuar me autobusa dhe furgona.

VMRO-DPMNE-ja e pareformuar e udhëhequr nga Hristijan Mickoski di vetëm ta mbrojë krimin dhe ta dëmtojë shtetin, andaj edhe në protestë, si shumë herë më parë, nuk ka mbështetje nga qytetarët”, thonë nga LSDM.

Sipas partisë më të madhe në pushtet, qytetarët e Shkupit, por edhe në mbarë vendin, nuk e kanë përkrahur Hristijan Mickoskin dhe ky është një fakt me të cilin ai do të duhet të përballet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu