LSDM: Tashmë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë kuptuar fundin e Gruevskit

Edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së tanimë e kanë kuptuar se ka ardhur fundi i Nikolla Gruevskit. Të ballafaquar me humbjen e 11 dhjetorit, ata po e kritikojnë udhëheqësinë e partisë për qeverisjen korruptive dhe kriminale, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, në reagimin e tyre për përçarjet në VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga diaspora, Vasko Naumovski, ka publikuar letër ku ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj diasporës. Naumovski letrën e ka mbaruar me “Pushteti absolut, absolutisht korrupton”!

Sipas LSDM, atë që e ka kumtuar deputeti Naumovski, qytetarët e Maqedonisë po e përjetojnë tashmë e 10 vjet.

“Lajmi i mirë është se qeverisja e VMRO-DPMNE-së merr fund me 11 dhjetor. Qeveria e re do të përkushtohet maksimalisht në interesat e qytetarëve, përfshirë edhe atyre që kanë mërguar”, thuhet reagimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu