LSDM: Tërheqja e projektiligjit për reklamat e qeverisë, humbje e Nikolla Gruevskit

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një komunikatë të tyre e kanë cilësuar si fitore historike tërheqjen e fundit qeveritare të ligjit për media, transmeton Zhurnal.mk

Sipas LSDM-së propaganda e ish Kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dje pësoi një tjetër humbje dhe tërheqja e projektligjit për reklamat e qeverisë është një fitore për të gjithë ata që duan në Maqedoni të ketë mediume vërtetë të lira dhe të pavarur. Pa lirinë e shprehjes dhe pa media të lira nuk mund të ketë demokraci në Maqedoni.

“Reklamat e qeverisë shumë vjet është një nga mekanizmat kryesorë që pushteti korrupton mediumet dhe blen mbështetjen nga pronarët e tyre në kurriz të lirisë së gazetareske dhe në dëm të profesionit të gazetarisë. Me paratë e qytetarëve qeveria me vite blen kontribute të porositura në mediumet private dhe krijon pamje të rreme për realitetin në vend. Por, ajo më nuk kalon. Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive dhe të njohin të vërtetën. Nikolla Gruevski nuk do të jetë në gjendje të mbështetet propagandat dhe gënjeshtrat dhe patjetër duhet të përballet me dënimin e qytetarëve rreth politikave të tij kriminale dhe shkatërruese “, thuhet në komunikatën e kësaj partie./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu