LSDM: Trajanovski, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

LSDM ka akuzuar sot kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për viktimat dhe dëmet në rrethinën e Shkupit, përmes një deklarimi për media, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kreu i Shkupit e ka ditur që prej 8 vitesh se ka problem me qarkoren. Ai e ka ditur se qarkorja nuk ka kanalizim të nevojshëm për raste përmbytjesh, ka premtuar se problemi do të zgjidhet, por nuk ka bërë asgjë”, ka akuzuar sot Damjan Mançevski nga LSDM, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Trajanovskit.

“Pas disa vërshimeve në podrumet në Stajkovci para dhe pas lëshimit në përdorim të qarkores, kryetari i Komunës, Toni Trajkovski, dhe Koce Trajanovski deklaruan se është e nevojshme që të gërryhet një kanal. Të njëjtën ditë, Koce Trajanovski në një deklaratë për media theksoi se tashmë ka nisur që të largohet ky problem. Por, asgjë më andej nuk është bërë. Të nderuar, këto janë fakte. Pse është lëshuar qarkorja në përdorim pa u përfunduar ndërtimi adekuat dhe pa u bërë kanalet e nevojshme? Pse lejuan që pas tetë viteve të vdesin 23 njerëz?”- ka thënë Mançevski./portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu