Lufta Izrael-Hamas, Franca ndalon demostratat pro-palestineze

Franca ka ndaluar të gjitha demostratat pro-palestineze. Ky qëndrim vjen pasi qeveritë europiane janë të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas.

Franca ka një komunitet hebre me pothuajse 500,000 banorë, më i madhi në Europë. Komuniteti mysliman i Francës është gjithashtu ndër më të mëdhenjtë në Europë.

Policia franceze tashmë është vënë në gatishmëri, për të shmangur incidentet e mundshme.

Në një deklaratë të dhënë më herët kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu deklaroi se do të ketë zero tolerancë për antisemitizmin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu