‘Luftë’ me Brigitte Macron, qytetarët nuk e duan si Zonjë të Parë

Rreth 200 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin që ndalojnë bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron që ti jepet posti zyrtar ‘Zonjë e Parë.’ Ai paraqiti idenë e ajo të marrë një rol formal në Pallatin Elysee, por një gjë e tillë nuk ekziston në kushtetutën franceze.

Aty nuk lejohet apo pranohet që bashkëshortja e presidentit të ketë një status zyrtar, zyrë apo të marrë fonde nga buxheti publik.

“Kur zgjidhesh President i Republikës, dihet se jeton me dikë me të cilin ndan jetën publike dhe private. Kështu që personi me të cilin bashkëjeton duhet të njihet për një rol në shoqëri,” – tha ai për French Broadcaster.
Pas kësaj, aktori Thierry Paul Valette ngriti peticionin ku pati shumë mbështetës. Për të është e mjaftueshme që Brigitte ka një skuadër prej dy ose tre asistentëve, dy sekretarëve dhe dy rojeve.

Ndërkohë, pëlqimi i qytetarëve për Macron ka rënë me 36% pasi ai kërkon ti japë një status zyrtar bashkëshortes.
/oranews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu