Luftë për fronin pas rënies së Edi Ramës, Alfred Cako nxjerr skenarët e zëvendësimit të kryeministrit, ja kush do ta zëvendësoj

Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka hedhur dritë mbi skenarët e mundshëm të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, duke paralajmëruar një përplasje të fortë brenda llojit në qoftë se kryeministri Edi Rama rrëzohet nga posti i tij.

Sipas Cakos, kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme, por një luftë e madhe ku ndërthuren interesat e fuqive botërore, strukturat e drejtësisë si SPAK dhe lëvizjet e reja politike.

Më tej, ai paraqiti një tjetër version, sipas të cilit Rama dhe Berisha mund të kenë interesa të përbashkëta në raport me administratën amerikane të Donald Trumpit. Në këtë kontekst, Cako pretendoi se grupimet që ai i cilësoi si “sorosiane” po mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, mbështetësit e Veliajt janë aktivizuar në protesta dhe lëvizje publike, ndërsa ai përmendi edhe emrin e Arlind Qorit. Cako parashtroi edhe skenarin që sipas tij mund të pasojë nëse Edi Rama humbet pushtetin. Cako tha se në një situatë të tillë Erion Veliaj mund të rikthehet në skenën politike dhe, së bashku me ish-ministren Elisa Spiropali, të synojë marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. “Një version është që Edi Rama po luan me Sorosin për t’ia futur Trumpit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu