“Luftë” për jetë, 35-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas 149 orësh

Ekipet e shpetimit në Hatay të Turqisë jugore arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një person pas afro 149 orësh nën gërmadha.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül 35 vjeç, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh.

“Shëndeti i tij është i mirë, ai po fliste. Ai tha më largoni shpejt nga këtu, jam klaustrofobik’”, tha një nga shpëtimtarët.

Më herët, ekipet kishin arritur të shpëtonin një vajzë të re në Nijip, Hatay, 146 orë pas tërmetit. Mes të shpëtuarve është edhe një foshnjë 7 muajshe , e cila duroi nën rrënojat në Antioki për 140 orë.

Gjithashtu një grua shtatzënë dhe vëllai i saj u shpëtuan në të njëjtin qytet. Deri më tani numri i viktimave nga tërmetet në Tutqi e Siri ka shkuar mbi 28 mijë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu