Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, reagon Turqia

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka reaguar pas luftimeve me Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov. Në postimin e tij në Twitter, Çavushoglu njoftoi se me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas diskutoi “provokimet armene” në kufrin Azerbajxhan-Armeni.

“Armenia tani duhet të ndalojë së provokuari. Ata duhet të fokusohen në negociatat e paqes dhe në bashkëpunim në kuadër të pajtimit që kanë arritur me Azerbajxhanin”, tha Çavushoglu.

Bëhet e ditur se në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë filluar përleshje të ashpra ushtarake ndërmjet dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu