Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vjen reagimi i Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit është e papranueshme dhe do të keta pasoja. “Ne e konsiderojmë të papranueshme situatën e krijuar për shkak se Armenia ka shkelur marrëveshjen e arritur pas luftës së vitit 2020, që ka rezultuar me fitore të Azerbajxhanit”, u shpreh Erdogan gjatë një tubimi në Ankara.

Armenia dhe Azerbajxhani, të cilat kanë luftuar disa herë për rajonin e Nagorno-Karabakut, kanë akuzuar njëri-tjetrin për përleshjet që kanë shpërthyer në orët e vona të së hënës, shkruan Reuters.

“Ne shpresojmë që Armenia do të largohet nga kjo rrugë e gabuar sa më shpejt që është e mundur dhe do të fokusohet në forcim të paqes. Kjo qasje natyrisht se do të ketë pasoja për palën armene, e cila jo vetëm që nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së nënshkruar, por vazhdon të ketë qasje agresive”, theksoi ai.

Një konflikt në Kaukazin Jugor, në udhëkryqin e Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, mund të përfshijë fuqitë e mëdha sikurse Rusia dhe Turqia, si dhe mund të rrezikojë tubacionet që çojnë naftë dhe gaz në Evropë.

Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të diskutojnë luftimet e fundit për Nagorno-Karabakun, kur të takohen në një samit në Uzbekistan në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar turk të mërkurën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu