Luiz Ejlli rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli do të rikthehet sot në Prime-in e spektaklit dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga moderatori, Ledion Liço.

Pak detaje janë dhënë për rikthimin e Luiz Ejllit në BBVA, por pjesëmarrja e tij të shtunën do të shënojë padyshim një kthesë të shikueshmërisë, duke marrë parasysh ndikimin që kishte pasur vetë ky personazh në edicionin e kaluar.

Moderatori i BBVA-, Liço deklaroi në puntatën e kaluar se këngëtari do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.

Në nominim për këtë javë janë Françeska Murati, Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Sara Karaj.

Votimi i publikut për këtë javë është për banoren që duan të shpëtojnë për të vazhduar rrugëtimin tutje në këtë format.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu