Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, atletja: Mund të realizoja një kohë më të mirë, dëmtimi më la pas

Nëse nuk do të kishte qenë dëmtimi, shkëlqimi do të kishte qenë shumë më I fortë. Luiza Gega theu rekordin kombëtar në 3 000 metra me pengesa pas një gare nivelit tepër të lartë në Mitingun e Atletikës në Zyrih të Zvicrës.

Kampionia e Europës dha kohën 9 minuta, 9 sekonda e 64 të qindat, me një përmirësim prej 40 të qindash ndaj rezultatit të saj të mëparshëm, që e vendosi vjet në Kampionatin Botëror.

Me këtë paraqitje, Gega zuri vendin e katërt në turneun e quajtur “Liga e Diamantit”, “Diamond League”, e lënë prapa vetëm nga tre atlete afrikane që janë më të mirat në botë.

Gjithsesi, pretendimi I veteranes 34-vjeçare ishte për shumë më tepër.

Nëse nuk do të kishte ndodhur dëmtimi para dy javësh, ajo mund të kishte arritur kohën 9 minuta e 3 sekonda, që mund t’i kishte dhënë fitoren në Zyrih dhe të kishte pretenduar për medalje në Botëror.

E para në Zvicër doli Uinfred Javi e Bahreinit që la pas dy atlete nga Kenia.

Vlen të theksohet se Gega garoi në Zyrih pa praninë e trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, I cili e ndoqi aktivitetin nga Tirana, për shkak të kostove tepër të mëdha të udhëtimit dhe të akomodimit.

Për performancën e saj në “Diamond League”, si dhe në Kampionatin Botëror të Atletikës, foli vetë rekordmenja shqiptare në një lidhje Skype, me gazetaren Elisa Gjerani, në emisionin “Tirana Live”.

“Kam pak që jam kthyer nga Zyrihu, siç e thoshte dhe kronika, unë theva rekord Kombëtar, por nuk ishte kjo gjë ajo që fiks un prisja për këtë vit, por që mbas kampionatit botëror, ku unë nuk arrita dot të realizoja objektivin tim, për shkak të një dëmtimi që më ndodhi vetëm 2 javë para botërorit, tendina filloi të më dhimbte dhe nuk e jepja dot maksimumin. Nuk shty dot me të njëjtën forcë me të dyja këmbët dhe kjo bën që të mos marr dot maksimumin.

Mbas botërorit ishte “Diamong League” në Zyrih, ku u ftova. Aty marrin pjesë më të mirat e botës, ishte gati një finale botërore, me kampionë botëror të atletikës dhe vajzat që dolën të para në garën time janë e para, e dytë dhe e treta e botës, kështu që thjesht kërkoja një përmirësim, pasi e di që isha më mirë se vjet dhe le të themi, që atë zhgënjëmin e vogël që mora në botëror e hoqa në “Diamond League”.

Ishte një mbyllje sezoni fantastik, më mirë se kaq nuk mund ta mbyllja dhe pikërisht për këtë që më ndodhi javët e fundit. Kështu që në fund të ditës, rekordi tregon se ti nuk ke qenë kurrë më mirë se kjo patjetër që është diçka shumë e mirë. Unë në fakt e thashë, arsyeja që nuk ndihem kaq e emocinuar është sepse unë kërkoja shumë më shumë këtë vit, kërkoja një kohë shumë të mirë se kaq sepse e di shumë mirë që ishin mundësitë, pasi e kam prekur çdo ditë në stërvitje.

Ka shkuar çdo gjë shumë mirë, por janë disa gjëra siç është dëmtimi që nuk i parashikojmë dot, por që të lënë mbrapa. Unë në fakt nuk ngela mbrapa, pasi e mbylla sezonin me një rekord të ri kombëtar dhe tani më duhet pak kohë për të pushuar që të kthehem në 100% të formës time, për të realizuar objektivin e madh që do të jetë në Lojërat Olimpike 2024, vitin më të rëndësishëm të sportit mbarëbotëror, ku pastaj do të shikojë se çfarë do të bëjë, pasi siç e tha dhe kronika tashmë ndoshta është e tillë jamë një “veterane” përsa i përket sportit, por jo përsa i përket rezultateve.”

Më tej në bisedën me gazetarn, Gega foli dhe për mungesën e trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, i cili nuk ishte prezent në Zyrih për të ndjekur nga afër sportisten e tij elitare, për shkak dhe të detyrës së tij të re, si President i Federatës Shqiptare të Atletikës.

“Me kalimin e kohës, perfeksionohesh bëhesh më e pjekur, edhe eksperienca bën të vetën. Në fakt në garat e “Diamon League”, nuk është se Taulanti ka arritur të vijë shpesh herë. Përsa i përket dëmtimit nuk më ndjek dot 100%, për shkak edhe të angazhimit të ri që ka, si President i Federatës Shqiptare të Atletikës, pasi tashmë ka për detyrë të rrisë nivelin e gjithë sportit të atletikës dhe jo vetëm timen.

Ka kosto shumë të mëdha “Diamond League”. I kushtohet shumë më rëndësi se Botërori përsa i përket organizmit. Hoteli, ushqimi, stadiumi, atmosfera, çdo gjë është e detajuar pasi çdo vend që i jepet, i kushton një rëndësi të madhe, aq më tepër Zvicra, kështu që gjithmonë mundohem që në disa gara të mos bëj shumë shpenzime. Kostot janë vërtetë të mëdha në qoftë se do të jesh në nivele të larta, kështu që aty ku lind nevoja për të mos shpenzuar, nuk do të shpenzoj. Patjetër që është shumë më mirë që Taulanti të jetë aty, pasi të jep disa sinjale më të detajuara, kur është koha që unë të shtoj apo çfarë duhet të bëj dhe shpesh herë mundohem ta ndjek me sy në shumë aktivitete, por që mi dha ato instruksionet para garës dhe të paktën isha më e qetë përsa i përket pjesës që nuk ishte, pasi çdo gjë ishte në varësi të reagimit të këmbës, nëse do të mundësha të merrja maksimumin, pasi nqs jo nuk do të isha në gjendje të bëja asgjë”.

Në përfundim të lidhjes Skype, rekordmenja e atletikës shqiptare foli dhe për rritjen e nivelit të sportit të në Shqipëri, si dhe për vlerësimin që merr në aspektin monetar, si dhe për objektivin që i ka vënë vetes për sezonin e ardhshëm sportiv dhe Lojërat Olimpike 2024.

“Në fakt ka ndryshuar jazhtëzakonisht shumë, qoftë shpërblimet që ne marrim në nivel evropian, ballkanik, mesdhetar apo dhe botëror, për çdo pozicionim të mirë, për çdo medalje që ti sjell t’i ke një shpërblim që vjen nga pas qoftë për sportistin, qoftë për trajnerin. Aq më tepër edhe statuset që tashmë janë vendosur nga qeveria shqiptare që sportistë të nivelit tim, që kanë sjellë medalje të rëndësishme janë “kolonelë” dhe paguhemi si të tillë. Kështu që këto janë vërtetë arritje, pasi unë mendoja se do ta mbyllja karrierën time, pa i prekur këto vlerësime.

Jam shumë e lumtur, që në ditën që flasim janë bërë kaq shumë ndryshime, përsa i përket kësaj pjese. Kjo është një nga arsyet që unë e kam pasion këtë që bëj dhe më shtyn akoma më shumë. Unë mund të them që ditët e fundit jam shpërblyer, aq sa nuk jam shpërblyer për një karrierë 19-vjeçare, kështu që shpesh herë e them me shaka, por është e vërtetë do të doja të isha edhe një herë 20-vjeç qoftë edhe për mënyrën sesi e shikoj sportin, pasi kam krijuar eksperiencën, jam perfeksionuar dhe di rreth sportit, sepse sigurisht unë nuk e dija më herët ku do të arrija.

Nuk jemi ushqyer me atë idenë që dhe ne mund të jemi në arena të mëdha, kaq të mëdha saç janë shtetet e zhvilluara. Kështu që tani që i kam gjërat e prekshme dhe i mendoj shumë ndryshe ndoshta do t’i përkushtohesha më shumë kur isha e re dhe nuk do të prisja moshën 35-vjeçare për të vendosur rekorde, pasi mund të kishin ardhur edhe më herët këto medalje, por jam e lumtur që e kam prekur këtë ditë dhe jam bërë pjesë e këtij ndryshimi që ka ndodhur për sportin shqiptar dhe më vjen mirë për brezat që do të vijnë dhe ato aktual të cilët e kanë vërtetë pasion dhe e duan sportin, mund të realizojnë ëndrrat e tyre, por mund të sigurojën dhe kushte goxha të mira financiare. Unë shpesh herë e them që në moshën 25-vjeçare kam arritur të marr rrogën time të parë prej 25 mijë lekësh të reja, kështu që e kam bërë sportin thjesht për pasion pa e ditur se do të vinte një ditë, që gjërat do të ndryshonin kaq shumë, tani në fakt ndihem e vlerësuar qoftë emocionalisht qoftë financiarisht dhe jam shumë e lumtur, që nuk hoqa dorë.

Arseyja pse unë synoj kaq shumë përmirëimin e kohës është pasi ai përmirësimi i kohës të çon gjithnjë e më afër medaljes së madhe , kështu që kjo është aryseja pse të gjithë synojnë këtë gjë. Unë nuk mund të them me saktësi, pasi siç e patë eedhe këtë vit sporti është plot të papritura, por që patjetër, Lojërat Olimpike janë objektivi kryesor dhe e gjtihë energjia ime, pasi tashmë unë nuk jamë më 20-vjeç, është aty dhe dua të ngelet një kujtim shumë i bukur dhe do të përpiqem në maksimum.

Unë në fakt çdo ditë përpiqem në maksimum për të përmirësuar veten, pasi ti kurrë nuk e di sesi do të shkojë situata, por që përmirësimi i vetes të çon gjithnjë e më afër medaljeve të mëdha. Synimi im është koha 9 minuta por që të shohim sesa do e realizoj. Do të mundohem të përmirësohem në maskimum, pasi sigurisht unë po arrij në limite, por kam ende përë të dhënë, kështu që kjo është aryseja pse ndihem optimiste për Lojërat Olimpike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu