Luizi i’a thotë Kiarës troç: Ka gjëra që tek ti s’më pëlqejnë dua t’i ndryshosh

Në një bisedë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin, Luizi i ka shprehur Kiarës se ka disa gjëra që lidhen me karakterin e saj të cilat nuk i pëlqejnë.

“Ka dy-tre gjëra që unë nuk i pranoj tek ti, që i ke . Që nuk i duroj. Nuk i duroj se më krijojnë problem mua në atë që dua të krijoj me ty. Janë gjëra qesharake, por që ti i bën shpesh pa vetëdije. Nuk është se është ves, se ti i bën pa vetëdije,”-u shpreh Luizi.

Mirëpo ndonëse Kiara këmbënguli që ta merrte vesh cilat ishin këto gjëra që e bezdisnin Luizin tek ajo, ai sërish nuk ia tha.“Nuk do t’i them. Janë gjëra që do ti bisedoj kur të jem veç me ty. Jam i bindur se nuk do të mërzitesh as ti as unë.

Jam i bindur gjithashtu që ke për t’i kuptuar dhe për t’i pranuar. Jemi burrë e grua në shtëpi duke folur dhe unë t’i them, kjo, kjo, kjo. Mundesh t’i ndryshosh? Mundesh në rregull, nuk mundesh unë të pranoj prap,”-shtoi Luizi.SHIH VIDEON

Më herët kujtojmë që Kiara u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj.

Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu