Luka Jovic do largohet në këtë merkato nga Reali i Madrid, ja ku pritet të transferohet

I transferua në korrik të vitit 2019 nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milionë eurove, Luka Jovic nuk arriti në asnjë moment të tregonte cilësitë e tij.

23 vjeçari nuk është pjesë e 11-shes së formacionit të Zinedine Zidane dhe për këtë arsye dëshiron me patjetër të largohet nga ekipi. Sipas informacioneve të fundit, Jovic pritet të transferohet sërish te klubi i Frankfurt, në formën e huazimit.

Reali i Madridit dhe klubi gjerman kanë rënë dakord mes tyre për këtë transferim që mund të bëhet publik në ditët e ardhshme. Jovic do të luaj deri në fund të sezonit te skuadra e Eintracht Frankfurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu