Lukaku: Dua ta ndihmoj Eriksenin te Interi

Romelu Lukaku ka thënë se dëshiron të ‘ndihmojë’ bashkëlojtarin e tij te Interi, Christian Eriksen, të gjej veten dhe formën në klubin italian, pasi sipas tij danezi ka të gjitha cilësitë për t’u bërë kampion.

Lukaku dhe Eriksen u ndeshen mes vete në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Belgjikës dhe Danimarkës, ku fitore shënuan belgët me rezultat 4-2.

Sulmuesi i Interit shënoi dy gola dhe duke folur pas ndeshjes tregoi se do t’i ndihmojë Eriksenit ta vendos veten në Giuseppe Meazza pasi ka shumë cilësi.

“Ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një kampion dhe unë dua ta ndihmoj atë”, ka thënë fillimisht Lukaku për Kanal 5.

“Unë isha me fat që u adaptova shpejt. Nëse mëson italisht, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të”.

“Ai do të jetë në gjendje të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në ekip”, përfundoi sulmuesi belg.

Eriksen ka luftuar për të bindur Antonio Conten në San Siro dhe ka qenë i lidhur me një kthim në Ligën Premier në muajt e fundit.

28-vjeçari ka luajtur pesë herë në Serie A këtë sezon dhe dy herë në Ligën e Kampionëve me Interin, por ende nuk ka shënuar në nivelin e klubit në 2020/21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu