Lukashenko akuzon Perëndimin se po përpiqet të “shpërbëjë” Ukrainën

Lukashenko e përdori konferencën e përbashkët me Vladimir Putinin në Rusi për të ngritur shqetësime mbi ato që ai i përshkroi si përpjekjet e Perëndimit për të “shpërbërë” Ukrainën, duke akuzuar Poloninë se po përpiqet të pushtojë rajonin perëndimor të vendit, shkruan BBC.

Ai gjithashtu tha se Kievi do t’i duhej të kërkonte ndihmë – nga Bjellorusia dhe Rusia për të parandaluar diçka të tillë. Udhëheqësi bjellorus nuk dha asnjë provë për deklaratat e tij.

Putini, nga ana tjetër, u përqëndrua në ofertën e Rusisë për të detyruar kompanitë e huaja të paguajnë në rubla, duke thënë se kjo do të forconte monedhën e vendit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu