Luleshtrydhja shqiptare në botë, fermerët e Fierit të kënaqur me prodhimin, eksportojnë në dhjetëra vende

Sezoni i Luleshtrydhes në sera ka nisur mirë në zonat e Fierit që mbahen si prodhuese të mëdha të këtij fruti. Fermerët atje thonë se janë të kënqur me prodhimin, ndërsa bëjën thirrje për formalizimin e tregut vendas.

Në fillimet e tij sezoni i luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit duket premtues.

Fermerët thonë se ata po e shesin produktin në këtë kohë me 1100 deri në 1200 lekë arkën, ndërsa në muajt në vijim çmimi pritet të përgjysmohet.

Arka shitet me 1100-1200 sot, nga prilli deri në qershor shkon në 500-600 lekë,” tha fermeri.

Problem për fermerët mbetet formalizimi i tregut vendas.

“Këtu mund të jenë 20 veta që mbjellin por e shesin pa pazar përpara,” tha një fermer.

Qindra fermerë në këtë zonë merren me prodhimin e luleshtrydhes ndërsa mijëra ton eksportohen.

Po të shikojmë këtë sezon kemi pasur eksporte si jashtë por dhe me tregun brenda. Kështu që ka qënë me çmime të kënaqshme, besoj ky vit do të jetë i mbarë. Kryesisht në Itali, Poloni, Rumani,” tha ai.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se lufta në Ukrainë ka bërë që Rusia të mos renditet më në listën e vendeve ku luleshtrydhja e Kafarajt eksportohej masivisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu