Lulzim Basha premton drita dhe ujë falas për familjet në nevojë (VIDEO)

Në videon e radhës së publikuar nga kreu demokrat Basha, në kuadër të fushatës “Po të dëgjoj”,vihet theksi të shtresat në nevojë. Basha hyn në një familje dhe prezantohet me hallet e saj, e më pa ofron paketën e shpëtimit, duke propozuar se çdo të bënte ai në kushte qeverisjeje.

“Çdo ditë kalon mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash për familjen e madhe prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores.

Dhe kjo është vetëm një prej familjeve shqiptare që përballet me skamjen!

Mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social.

Hapi i parë: drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve”, shkruan Basha. /tesheshi.com/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu