Lumezi: Përveç tetë të arrestuarve, hetimet do të vazhdojnë edhe për disa zyrtarë të tjerë të dyshuar

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nuk do të tolerojnë asnjë fajtor t’i shmanget drejtësisë, ndërsa ka treguar mbi operacionin policor nga i cili tetë zyrtarë policorë përfunduar në arrest.

“Sot janë ndaluar tetë zyrtarë, dy femra dhe një i komunitetit serb. Kemi vërtetuar se puna e përbashkët prokurorit, policisë e inspektorit kanë dërguar porosi të qarta tek të gjithë pjesëtarët e grupeve kriminale që të gjithë do përballen me drejtësinë. Nuk do tolerojmë asnjë fajtor t’i shmanget përgjegjësisë”, tha ai.

Lumezi tha se do të përdoren mjetet e fshehta që të xhirohen hetimet për persona të tjerë të dyshuar.

“I kemi zbatuar masatë fshehta të hetimit e vëzhgimit dhe në bazë të informacioneve që kemi marrë nga përgjimet kemi ardhë në përfundim se duhet të vazhdojmë hetimet edhe për disa persona që të vërtetohet përgjegjësia e tyre penale për veprimet që kanë ndërmarrë”, tha Lumezi.

Veprat penale për të cilat të tetë zyrtarët akuzohen janë: vepër të keqpërdorimit të autorizimeve, keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, dëmtim i lehtë trupor, posedim e shpërndarje e substancave narkotike.

“Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bastisur disa lokacione, janë sekuestruar 9 telefona, një veturë dhe disa dokumente”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu