Lumir Abdixhiku “vizaton” rritjen e çmimeve: Çka është blerë me 105 euro në shkurt të 2021, tash duhet të blihet me 127 euro

Abdixhiku “vizaton” rritjen e çmimeve: Çka është blerë me 105 euro në shkurt të 2021, tash duhet të blihet me 127 euro.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku “e ka vizatuar” rritjen e çmimeve.

Ai ka shkruar se çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127 euro.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet zyra e Kryeministrit”, ka shkruar Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu