Lushnja e Fieri me monitorim si në “Big Brother”, policia heq 20 kamera ilegale në këto qytete

Policia heq kamerat e “të fortëve” në Fier dhe Lushnjë, merren nën hetim pesë persona. Shqipëria duket se ka qenë e monitoruar si një shtëpi ‘Big Brother’ nga kamera që zotëroheshin nga kriminelë për të parë lëvizjet e policisë dhe të kundërshtarëve.

Pas aksionit në Shkodër ku u hoqën më shumë se 50 kamera, në Vlorë, Korçë, Pogradec, Durrës dhe Shijak, policia ka vijuar në Fier dhe Lushnjë.

Policia çmontoi në Fier dhe Lushnjë 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Nën hetim u morën pesë persona, nga këta, dy në Fier dhe tre në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Konkretisht gjatë fazës së shtatë të planit operacional “Fijet”, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar pesë kamera, si dhe janë në hetim, A. B. dhe K. K.

Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”. Për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu