“Ma vodhën jetën!” Ledjana reagon pas largimit të saj, më pas bën veprimin e papritur

Ledjana Prenga u bë kryefjala e mediave rozë të dielën pasi njoftoi largimin e saj nga “Për’puthen” me paralajmërime të forta, duke thënë se nëse e a.kuzojnë edhe një herë për “burrin” në Belgjikë, do e paguajnë shtrenjtë.

Pas kësaj, ish-konkurrentja ka reaguar me një mesazh të fshehur për të gjithë. Në TikTok ajo ka publikuar një video nga dritarja e një hoteli në bregdet ku në sfond dëgjohet një fragment i këngës së Anxhela Peristerit, “Ata”.

“Na hodhën helm me gënjeshtra. Ata e dinin mirë sa të desha, ata ma vodhën jetën mua. Jeta ishin sytë e tu,” thotë teksti i baladës, që duket si një mesazh i pastër për ata që “shkatërruan” romancën e Ledjanës me Mevlanin me gënjeshtrat e tyre.

Por, pasi publikoi videon 23 vjeçarja ka bërë veprimin e papritur! Duket se për një arsye apo tjetrën, ajo është penduar dhe ka fshirë postimin!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu