Macron akuzon se: Kinezët, rusët, turqit janë fuqi imperialiste në Afrikë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, akuzoi Turqinë, Kinën dhe Rusinë se janë fuqi imperialiste në Afrikë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve përpara Konferencës së 27-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike të mbajtur në Egjipt, Macron tha se Franca po kalon një periudhë të vështirë në marrëdhëniet me kontinentin afrikan.

Për të kaluarën koloniale të Francës në kontinentin afrikan, Macron tha: “Pesha e së kaluarës (epokës koloniale) është mbi supet tona“.

Nga ana tjetër, presidenti i Francës pohoi se ndjenjat antifranceze kanë qenë në rritje në disa vende në Afrikë kohët e fundit dhe se kjo është nxitur kryesisht nga përdoruesit e mediave sociale dhe aktivistët e financuar nga disa vende, përfshirë Rusinë.

“Kinezët, rusët, turqit në Afrikë a po bëjnë më mirë se francezët apo prej tjerëve? Ata po bëjnë dhjetë herë më keq se ne“, tha Macron. Ai gjithashtu i akuzoi këto vende si fuqi koloniale dhe imperialiste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu