Macron kundër kampanjës që ndalon konsumimin e alkoolit në muajin janar

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se është kundër promovimit të një ‘’Dry January’’, sipas presidentit të sindikatës së prodhuesve të shampanjës.

‘’Dry January’’, është një lëvizje vjetore përmes së cilës miliona njerëz heqin dorën nga alkooli, gjatë muajit Janar.

Raportet e fushatës në fillim të nëntorit, nxitën shqetësime nga ekspertët e verës dhe shampanjës në të gjithë Francës, në lidhje me ndikimin ekonomik të një muaji pa alkool.
Një deklaratë nga Shoqata Kombëtare e Zyrtarëve të Zgjedhur të Verës, thoshte se kjo do bënte presion shtesë mbi nje industry që tashmë po përballet me vështirësi serioze tregtare.

Ky vendim do ndikonte edhe në Britaninë e Madhe, pasi sipas ekspertëve të shampanjës, sektori i alkoolit ka ndikim edhe në zgjedhjet politike në fushën e shëndetit publik.

Në Britani të Madhe, pas një studimi të përbashkët nga Royal Free Hospital dhe British Medical Journal në vitin 2018, zbuloi se një muaj pa alkool ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe rrezikun e diabetit. Ai gjithashtu zvogëlon sasinë e proteinave të lidhura me kancerin, që gjenden në gjakun e një personi.

Universiteti i Sussex, gjithashtu zbuloi se ‘’Dry January’’ ndihmon pjesëmarrësit të krijojnë shprehi më të shëndetshme të konsumimit të alkoolit për pjesën tjetër të vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu