Macron: Turqia është një aleat i rëndësishëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, i bëri thirrje vende të Bashkimit Evropian (BE) për të punuar bashkë me Turqinë.

Në një prononcim të bërë për kanalin televiziv francez “France 5”, Macron paralajmëroi vendet e BE-së se “nëse Turqia hap portat, në Evropë do të shkojnë 3 milionë refugjatë”.

Ai tha se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, një aleat i NATO-s dhe një partner i rëndësishëm tregtar, për këtë arsye nevojitet një dialog i mirë me Turqinë.

Nëse Bashkimi Evropian i thotë Turqisë ‘Tani ne nuk punojmë me ju, nuk ka negociata’, Turqia mund të hapë kalimin kufitar brenda një nate dhe BE mund të mbetet ballë për ballë me problemin e 3 milionë refugjatëve”, tërhoqi vëmendjen Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.


1 Koment

  1. PapapA ju politikant jeni ber si femijet sod rrokni neser folni ofendoni njeri tjetrin pastaj lavdroni
    Krejt ne fund pajtohna me nga nje Elpister ne goj
    Per quid Deti dje MAKARONI Francez zjarr qitke kunder Turqis, njejt edhe turq kunder tyre shikoj tani obobo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu