VLEN bën përgatitjet e fundit për kongresin, kush do jenë figurat kyçe

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “VLEN nuk lindi rastësisht, lindi si përgjigje ndaj nevojës së shqiptarëve për ndryshim, për përfaqësim të ndershëm dhe për një politikë që nuk sillet rreth interesave të ngushta, por rreth qytetarit”.

Kjo vjen pak ditë para kongresit të parë të themelimit të këtij subjekti politik.

“Nga pesë subjekte politike që u bashkuan për ndryshim, VLEN po shndërrohet në një subjekt të vetëm politik, me identitet të qartë, përgjegjësi të plotë dhe drejtim të përbashkët. Të bashkuar rreth një flamuri dhe ideje të përbashkët politike, VLEN po ndërton një koncept modern mbi vlera tradicionale. Një model politik me lidership horizontal dhe inkluziv, ku vendimet nuk varen nga një individ, por nga përgjegjësia e përbashkët, besimi i ndërsjellë dhe interesi i shqiptarëve”.

“Natyrisht, ky zhvillim nuk mund të pritet mirë nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin politik si pronë private, monopol dhe instrument për interesa të ngushta partiake. Sa më shumë afrohet momenti i krijimit të VLEN-it si forcë e unifikuar politike, aq më shumë rritet nervozizmi i atyre që nuk pajtohen me humbjen e peshës së tyre në skenën politike shqiptare”, thonë nga VLEN.

Figurat kyçe të subjektit të ri do jenë: Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami si bashkëkryetarë.
Bekim Sali do të ketë postin e sekretarit gjeneral, ndërsa nënkryetarë do jenë Bekim Qoku dhe Mimoza Musa.

Në kryesinë partiake do përfshihen deputetët e VLEN, figura tjera publike dhe aktive të kryesive të partive që do shkrihen si dhe emra tjerë.

Në nivel të degëve do caktohen nga dy koordinatorë që do të organizojnë strukturat lokale dhe shtrirjen e VLEN.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu