Mediat serbe nën “ethe”: Në finale na pret boksierja e Kosovës

Donjeta Sadiku, krenaria e Kosovës, është gati për finalen e madhe të boksit në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”.

Donjeta, një emër i frikshëm për boksieren ruse që po e përfaqën Serbinë, Kristina Kuluhova.

“Kuluhova në finale do të përballet me Donjeta Sadikun, përfaqësuese e Kosovës” -, ka shkruar media serbe “Kurir”.

Gazeta serbe “Politika”, provokon rëndë shtetin e Kosovës.

“Një ruse që lufton nën flamurin serb mposhti një franceze me vendim të gjyqtarëve, me rezultatin 3:2

Kuluhova do të luftojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadiku, një përfaqësuese e të ashtuquajturës Kosovë”, shkarravit ky medium.

Portali tjetër serb “Press” ka shkruar me nervozizëm: “Kuluhova lufton për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut

Pas kualifikimit për në finalen e Lojërave Mesdhetare, Kristina Kuluhova do të garojë për medaljen e artë kundër Donjeta Sadikut, një përfaqësuese e Kosovës.

Kjo ndeshje ka rëndësi shtesë sepse sjell mundësinë e fitimit të medaljes më të vlefshme në këtë garë prestigjioze.

Ndeshja do të vendosë se kush do të fitojë medaljen e artë në kategorinë 60 kg”./Bota Sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu