Moderatorja dhe gazetarja e njohur Grida Duma ka hedhur poshtë kategorikisht zërat dhe aludimet e ditëve të fundit se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në shtator.
Në një reagim publik nga ambientet e Top Channel, ndërsa po përgatitet për nisjen e sezonit të ri televiziv, ajo ka ironizuar spekulimet që e lidhnin me postin e zëvendëskryeministres.
„Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jetë pjesë e qeverisë Rama. Më kanë caktuar edhe pozicionin. Flini të qetë. Nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt,“ u shpreh Duma.










