Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e konsideron se Qeveria ka dështuar në këtë rast.
I pyetur nga gazetari për përgjegjësinë e ekzekutivit, ai kërkoi të sqarohej se për cilën përgjegjësi direkte të Qeverisë bëhet fjalë, ndërsa i tha se kanë iluzione nëse presin që sistemi të mos ketë vështirësi.
Gazetari: A konsideroni se ka dështuar Qeveria?
Sveçla: Kush Qeveria? A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?
“Nëse prisni që i gjithë sistemi nuk do të ketë vështirësi në qeverisje, atëherë keni iluzione më vjen keq” – thotë ai.










