Asfaltohet rruga “Ferid Murad”! Mexhiti: Po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar

Screenshot

Rruga “Ferid Murad” në Komunën e Çairit sot po shtrohet me asfalt, në kuadër të përmbylljes së rikonstruksionit të saj të tërësishëm, përcjell TV21. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se punimet përfshijnë pjesën më të madhe të rrugës, duke theksuar se ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të qarkullimit për banorët.

“Mirëmëngjesi nga rruga “Ferid Murad”, që sot po merr pamjen e saj të re! Rruga “Ferid Murad”, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke përmbyllur kështu rikonstruksionin e tërësishëm të kësaj rruge. Infrastrukturë e re, një investim që ndryshon dukshëm këtë pjesë të Çairit dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve. Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. E sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej”, ka shkruar Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu