Politikani hungarez Péter Magyar ka shkaktuar reagime të forta pasi deklaroi se kryeministri në largim Hungarisë Viktor Orbán dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić kanë lidhje të afërta personale, duke përmendur edhe një “kumbari të përbashkët”, raporton Gazeta Minuti.
Duke mos dhënë detaje, Magyar ka deklaruar se është në dijeni se kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha, duke iu referuar të Orban me homologun e tij serb Aleksander Vucic.
Madje deklaron i bindur se ka informacione se çfarë lidhjesh ekzistojnë midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit
“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe çfarë lidhjesh kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe mund të ekzistojnë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga Vuçiq, si dhe çfarë lidhjesh ekzistojnë midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit, dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha. Pavarësisht kësaj, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë – të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira – të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, theksoi Magyar raporton Gazeta Minuti.
Deklaratat e tij vijnë dy ditë pas zgjedhjes në postin e kryeministrit, pas mposhtjes së Orban pas 16 viteve.
Sipas Magyar, këto marrëdhënie nuk janë vetëm politike, por edhe personale, çka sipas tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si ndërtohen aleancat dhe ndikimet në rajon. Ai theksoi se lidhje të tilla mund të ndikojnë në vendimmarrje dhe në raportet mes shteteve, duke kërkuar më shumë transparencë nga liderët.
“Qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa ndikojnë marrëdhëniet personale në politikën ndërkombëtare”, është shprehur ai, duke shtuar se politika duhet të bazohet në interesa shtetërore dhe jo në lidhje private.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Serbisë konsiderohen të afërta, ndërsa bashkëpunimi mes Viktor Orbán dhe Aleksandar Vučić është parë shpesh si strategjik në rajon.










