Majko përplaset ashpër me Ramën. Rrjeti zien: U nis për në BE, shkoi në Jugosllavinë e re

Shumëkujt në Shqipëri e Kosovë i ka rënë për keq në sy që Shqipëria u bë bashkë me vendet ish-jugosllave një ditë më parë, ndërkohë që Kosova ishte përjashtuar nga Samiti i Ohrit.

Pikërisht për këtë arsye, rrjeti ka prodhuar disa meme. Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një prej tyre me diçiturën: “U betua për në BE, por shkon në Jugosllavine e Re!!”

Por kjo nismë ka prodhuar debate edhe brenda Partisë Socialiste.

Burime të dosja.al thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ndodhet në Bruksel këto ditë, ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu