Majlinda Bregu paralajmëron ndryshimin e madh në Ballkanin Perëndimor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu mirëpriti pjesëmarrësit e Forumit të Zhvillimit Rajonal (ITU) për Europën.

Sarajevë/Tirana/ Gjenevë/ – Sondazhi i vjetor “Barometri i Ballkanit’ 2020, ende i pabotuar nga RCC- tregon se siç pritej, interneti përdoret gjerësisht për qëllime komunikimi me përhapje të shpejtë në mediat sociale (69%) ndërsa më pak e popullarizuar për edukim (30%) dhe për blerje online (22%).

‘Shërbimet e qeverisë përmes platformave elektronike u përdorën nga vetëm 3% e popullsisë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se më pak se 17% e popullsisë në rajon nuk përdor internet, kryesisht ata të moshës mbi 65+’, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Forumin për Zhvillimin Rajonal për Europën që u mbajt sot online.

Kalimi i detyruar tek zgjidhjet dixhitale për shkak të pandemisë paraqet një ndryshim thelbësor në proceset qeveritare dhe të biznesit, duke lejuar përdorimin më të madh dhe të parashikuar të teknologjive dixhitale për të krijuar mundësi të reja, zgjidhje inovative dhe një sërë rregullash të reja dhe kërkesash të tregut. Është llogaritur që rritja me 10% e indeksit të dixhitalizimit shoqërohet me 0.63% të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

‘Megjithë performancën e përgjithshme të transformimit dixhital të Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit të fundit, hendeku me mesataren e Bashkimit Europian është sërish i lartë. Sipas OECD 50% e familjeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një kompjuter në shtëpi, ndër këta 1/3-ta nuk kanë internet. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të ndryshojnë trajektoren e tyre të zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në atë të akumulimit të njohurive.

Aftësitë dixhitale janë thelbësore për t’iu përgjigjur automatizimit të proceseve të biznesit, kështu që, le të ecim së bashku milje ekstra për të mirën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor’, tha Bregu.

Tashmë rajoni ka filluar përgatitjet për kontekstin post-pandemi përmes përgatitjes së axhendës së transformimit dixhital 2021-2024, që ka për synim krijimin e bazave për hapësirën e vetme dixhitale rajonale dhe përshtatjen e Ballkanit Perëndimor në epokën dixhitale.

Më shumë risi dhe të menduarit jashtë kornizave duhet të zëvendësojnë dhe ti japin formë axhendës rajonale dixhitale.

RCC do të ndihmojë rajonin për të identifikuar boshllëqet e kësaj lidhje në mënyrë që të mbështesë përdorimin më të mirë fondeve të Ballkanit Perëndimor të Investimeve (Korniza e Investimeve (WBIF) në avancimin e investimeve dixhitale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu