Një shofer humbi kontrollin mbi automjetin, dhe goditi rrethojën e Qeverisë në Shkup, përcjell TetovaSot.
Incidenti ndodhi rreth orës 20:00. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.













